Top Story, beteja për Gjirokastrën

05/05/2011 00:10

I ftuar në Top Story, Shqipëria Vendos 2011, kryetari aktual dhe kandidati socialist i mbështetur nga “Aleanca për të Ardhmen” në qytetin e Gjirokastrës, Flamur Bime kërkoi nga gjirokastritët votën për një tjetër mandati.

Zoti Bime tha se është njohur me projektet e rivalit të tij të Aleancës për Qytetarin, propozuar nga LSI dhe tha se ato janë joreale. Madje Bime shkoi edhe më tej duke e akuzuar kundërshtarin se nuk njeh qytetin dhe problematikën e tij.

“Jam përpjekur të gjej dicka racionale tek rivali, por ky ka bërë një fushatë shpifjesh, asgjë më shumë”, deklaroi Bime.

Lidhur me pjesën muzeale të qyteti, e futur në pasurinë e mbrojtur nga UNESCO, Bime tha se bashkia, gjatë drejtimit të tij është përpjekur të mbrojë, por se është penguar nga mungesa e fondeve dhe administrimi që është i pushtetit qendror.

“Qeveria pengon punën e Bashkisë së Gjirokastrës. I vetmi qytet në UNESCO që nuk manaxhon vetë ndërtesat muzeale, por manaxhohen nga qeveria”, tha Bime.

Top Channel