Deputeti socialist, Paulin Stërkaj, kur kanë mbetur edhe disa orë nga hapja e qendrave të votimit për zgjedhjet për pushtetin vendor, akuzoi strukturat e Policisë së Shtetit se janë palë me politikën.
Por, duke folur në Top Story, deputeti Stërkaj tha se Partia Socialiste e ka situatën nën kontroll dhe se strukturat e saj do të jenë shumë të vëmëndshme më 8 Maj për të mos lejuar manipulimin.
“Edhe pse deputetët e Kuvendit, të majtë e të djathtë janë munduar për vite me radhë të heqin politizimet nga Policia e Shtetit me anë të ligjeve, sot Policia e Shtetit është palë. Ka informacione për manipulim dhe ne i vlerësojme informacionet, sic ka dubluar Berisha. Jemi të vëmendshëm dhe e kemi situatën nën kontroll. Mund të na rrëshqasë dicka, por që nuk do të ndikojë në rezultatin përfundimtar”, tha Stërkaj.
Sipas deputetit socialist të Qarkut të Shkodrës, dhuna dhe incidentet në fushatë janë regjistruar kryesisht nga dy parti. Stërkaj hodhi akuza për parapërgatitje për manipulim nga ana e LSI-së.
“PDIU dhe LSI janë dy partitë që kanë nxitur dhunën. Incidentet kanë ndodhur në zonat e tyre. Autobusë të LSI-së do të cojnë 300 votues në Përmet të cilët pasi të votojnë atje do të kthehen në Tiranë për të votuar edhe njëherë”, tha Stërkaj.
Top Channel