Rama: Më 8 maj të refuzojmë Berishën

05/05/2011 12:55

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama u kërkoi votuesve që më 8 maj t’i japin përgjigjen e merituar kryeministrit Sali Berisha.

Duke folur nga Kopliku, shefi socialist deklaroi se modeli që ofrojnë kandidatët e Aleancës për të Ardhmen do të jetësohet në të gjithë Shqipërinë.

Rama përmendi ndër të tjera edhe premtimin bërë qytetarëve, për hapjen e 300 mijë vendeve të reja të punës.

Top Channel