Politika nderim të rënëve për Atdheun

05/05/2011 15:10

Fushata elektorale nuk ka penguar drejtuesit kryesorë të politikës së
vendit të nderojnë Dëshmorët e Kombit me të gjitha respektet dhe
ceremonitë tradicionale të 5 Majit.(UPDATE)

Në memorialin “Nëna Shqipëri”, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe kryeministri Sali Berisha bënë homazhe në altarin e kombit. Te dy personalitetet, duke shprehur mirenjohjen per Deshmoret e Atdheut, thane se idealet e deshmoreve te te gjitha koherave jane te realizuara.

“Sot ne i nderojmë ata me një ndjenje krenarie të veçantë, sepse kurrë ndonjëherë, nuk kanë qenë, më të sigurta idealet e tyre të lirisë sesa në ditët e sotme.  Flamuri për të cilin ato ranë, qëndron përkrah flamujve të kombeve të lira në Bruksel”, tha Berisha.

Edhe Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, njekohesisht kryetar i bashkise se Tiranes, nderoi deshmoret e kombit ne nje ceremoni te vecante. Ne kete dite simbolike, Edi Rama perkujtoi me nderim deshmoret e luftes edhe viktimat e diktatures, por ndryshe nga kryeministri, per kreun e opozites idealet e deshmoreve jane ende te parealizuara plotesisht.

“Të gjithë bashkë këta njerëz i bashkon ajo që mbetet sot e gjithë ditën pjesë e pandarë e jetës sonë në këtë vend: Ëndrra për një atdhe të përbashkët që të mund të jetë shtëpia e çdo shqiptari dhe ku cdo shqiptar të jetë zot në vendin e vet”, tha Rama.

Top Channel