Një shpërthim dinamiti shkatërroi automjetin privat të kandidatit të Partisë Socialiste të komunës Shtiqen mëngjesin e së enjtes pak minuta para orës 8. (UPDATE)
Ngjarja ndodhi në lagjen 5 të qytetit të Kukësit kur një automjet me targa angleze shpërtheu sapo ishte parkuar pranë një lokali.
Drejtoria e Policisë së Kukësit njofton se shpërthimi ndodhej kur kandidati Astrit Cengu, 37 vjeç, sapo ishte larguar nga mjeti në një distancë 5 deri në 6 metër.
Për pasojë ai është plagosur lehtë nga vala e shpërthimit të mjetit dhe ka marrë mjekime.
Policia nisi menjëherë hetimet për ngjarjen, ndërkohë në vendin e shpërthimit kanë mbërritur edhe familjarë të kandidatit, deputetë dhe drejtues lokalë të Partisë Socialiste të cilët e kanë cilësuar ngjarjen si kriminale.
Top Channel