Incidente, pesë të plagosur

05/05/2011 16:30

Kur mbeten dhe vetëm tre ditë nga dita e zgjedhjeve, situata në Qarkun e Elbasanit paraqitet shumë e tensionuar.

Brenda natës kanë ndodhur dy incidente me nje bilanc prej 5 të plagosurish ne Prenjas dhe në Peqin. Katër persona pretendojnë se janë dhunuar mbrëmjen e së mërkurës per shkak te nje debati politik.

Ndërsa në Përrenjas tre persona jane ndaluar nga policia per shkak se kane sulmuar automjetin e kandidatit te PD-së dhe kane goditur shoferin e tij, i cili ka marre plage te lehta. Gjithashtu kane grisur edhe posterat.

Kandidati socialist per komunen Pajove e ka cilesuar incidentin nje presion politik.

“Presion duke ushtruar dhunë fizike, kur kanë mbetur të lënduar tre persona. E gjithë turma që shoqëronte kandidatin e pozitës ishin të armatosur”, thotë Agim Bahja, kandidat për kryetar komune në Pajovë.

Por nga ana tjetër shefi i Komisariatit të Peqinit, Viktor Agaj e mohon akuzën, duke u shprehur se policia ka qenë e gatshme dhe ka bërë punën e saj.
 
Përfaqësuesit e Partisë Socialiste pretendojnë se personat që i kanë dhunuar kanë qenë të armatosur. Madje njëri prej  tyre është punonjës policie ne Tirane. Nderkohe qe Drejtoria e Policise se Elbasanit sakteson se asnje nuk ka qene i armatosur pervec punonjesit te policise qe ndodhej rastesisht ne vendngjarje.

Top Channel