Hollywood-i, festë për Sofia Loren

05/05/2011 12:00

“Samuel Goldwyn Theater” i Beverly Hills ishte i gjithi për Sofia Loren.

Dje në mbrëmje Hollywood-i ka nderuar aktoren italiane më të famshme në botë, duke festuar për karrierën e saj, stilin dhe impaktin socio-kulturor.

“I detyrohem gjithçka bashkëshortit tim, Carlo Ponti, është një mjeshtër. Ka besuar tek mua dhe pa të do ishte e vështirë t’ia dilja. Kjo mbrëmje është edhe për të”, u shpreh aktorja e prekur nga duartrokitjet, në krahë të drejtuesit të mbrëmjes Billy Cristal.

Top Channel