Hapet rruga Novoselë-Vlorë

05/05/2011 13:55

Një segment i rrugës Levan-Vlorë është hapur për mjetet. Bëhet fjalë për
një segment 16 kilometra nga Novosela ne qytetin e Vlores, i cili nuk
ka perfunduar ende per shkak se mungon sinjalistika, megjithate hapja
eshte bere per te lehtesuar trafikun ne sezonin e turizmit.

Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi ka inspektuar vete punimet.

“Eshte një hapje e përkohshme, jo e plotë e aksit, por është mjaft lehtësues për trafikun që vjen nga të gjithë zonat e Shqipërisë drejt qytetit të Vlorës. Kjo hapje e bën më të lehtë aksin Novoselë-Vlorë”, tha Olldashi.

Gjate sezonit turistik ka nje fluks te shtuar te levizjes ne akset qe te cojne drejt Vlores ne nje kohe qe aksi Fier -Vlore eshte ne nje gjendje te renduar.

Top Channel