Basha: 21 janari, ndaj meje asnjë akuzë

05/05/2011 18:30

Kandidati demokrat për Tiranën, Lulzim Basha e ka vlerësuar si tragjike ngjarjen e 21 janarit, por ka mohuar përgjegjësinë e tij në të.

“21 janari është një ngjarje tragjike pasi humbën jetën 4 persona. Unë nuk e kam politizuar atë. Mbi të po heton drejtësia, ndërkohë që nuk ka asnjë akuzë. Edhe ICITAP ka vlerësuar punën e policisë”, ka deklaruar Basha.

Duke folur në një intervistë për VOA, ish-ministri i Brendshëm është shprehur se ngjarja në fjalë po keqpërdoret politikisht nga rivalët e tij politikë.

“Por pala tjetër e përdor ngjarjen për konfliktet politike. Të lëmë këtë konflikt dhe të orientohemi tek problemet e qytetarëve”, ka pohuar Basha.

Top Channel