5 Maji, Rama homazhe te Varrezat e Dëshmorëve

05/05/2011 09:30

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama me rastin e 5 Majit ishte sot për
homazhe të Varrezat e Dëshmorëvë në Tiranë, ku vendosi kurora me lule
te monumenti “Nënë Shqipëri”.

“Lavdi heronjve dhe dëshmorëve të këtij vendi dhe të gjithë atyre që u sakrifikuan për një vend më të mirë. Respekt për cdo veteran të luftës dhe nderim e mirënjohje për cdo njeri që diktatura persekutoi”, u shpreh Rama.

Kryetari socialist u shpreh se ëndrra e dëshmorëve është edhe ajo e sotmja, për një atdhe të përbashkët që të jetë shtëpia e cdo shqiptari.

Top Channel