Mitingjet përmbyllëse, kufizime qarkullimi në Tiranë

04/05/2011 11:45

Policia e Tiranës bën të ditur se do të ketë kufizim të trafikut nga
data 5 maj për shkak të mitingjeve përmbyllëse të partive politike në
kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale të 8 majit.

Në një njoftim të saj policia e kryeqytetit sqaron se kufizime të qarkullimit të automjeteve do të ketë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit” dhe në sheshin  “Nënë Tereza”.

Ndërkohë policia e Shtetit po merr masa të vazhdueshme që 8 maji dhe ditët pas zgjedhjeve situata të jetë nën kontroll që procesi të shkojë i qetë dhe pa probleme.

Top Channel