Bime: 4 vjet qeverisje të suksesshme

04/05/2011 22:20

Kryetari i bashkisë së Gjirokastrës, i cili garon për një mandat të tretë, Flamur Bime ka deklaruar se në 4 vitet e fundit në qytetin e gurtë janë bërë ndryshime rrënjësore.

“Kanë qenë 4 vjet të suksesshme dhe të një pune të madhe. Nëse shohim investimet në infrastrukturë, janë shtruar të gjitha rrugët, dora ndërtimore e bashkisë është kudo dhe po punohet në disa objekte”, ka pohuar Bime.

Sipas tij, këto ndryshime janë mundësuar nga mbështetja e qytetarëve dhe biznesmenëve lokalë, ndërkohë që qeveria qëndrore e ka lënë Gjirokastrën në harresë.

“Kemi pasur një mbështetje të jashtëzakonshme nga qytetarët dhe biznesmenët gjirokastritë, ndërkohë që qeveria e ka lënë bashkinë e Gjirokastrës në harresë, pavarësisht se ajo sot është një trashëgimi e mbrojtur nga UNESCO”, ka nënvizuar Bime, i cili ka vijuar me pasqyrimin e investimeve.

“Përvec kësaj pune në infrastrukturën rrugore, shumë punë është bërë për pastrimin e qytetit, gjelbërimin e tij dhe ndricimin. Gjithashtu, janë 8 linjat urbane. Transporti urban kalon në cdo sokak, ndërkohë që linjat do të bëhen 11. Kemi zgjidhur edhe problemin e ujit të pijshëm, ndërsa do të bëhet kanalizimi i ujërave të zeza”, ka shtuar Bime.

Top Channel