Berisha: Komisionerët të zbatojnë ligjin

04/05/2011 13:35

Kryeministri Sali Berisha kërkoi sot prej komisionerëve nëpër qendrat
elektorale që të zbatojnë ligjin dhë te jenë në lartësinë e duhur gjatë
procesit zgjedhor.

Në mbledhjen e qeverisë, shefi i kabinetit siguroi komisionerët e të gjitha forcave politike se ka besimin e plotë tek integriteti dhe vendosmëria e tyre.

“Komisionerët më datë 8 maj shndërrohen në vendimmarrësit kryesorë të vendit. Ftoj të gjitha forcat politike që në trajnimin e komisionerëve të përfshijnë të gjitha rekomandimet e ODIHR-it”, tha Berisha.

Top Channel