Inertet, shkatërrimi i lumenjve

03/05/2011 16:40

Ndonëse firmat e shfrytëzimit e kanë të ndaluar që të marrin inerte
pranë baseneve ujore, në Qarkun e Elbasanit ndodh e kundërta.

Kamera e Top Channel-it ka konstatuar shkelje pikërisht mbi shtratin e lumit Devoll dhe përroin e Papër-Sallakut. Mbi këto basene në mënyrë të pandërprerë firmat vazhdojnë të marrin materiale inerte, duke shkaktuar një maskër të vërtete.

Marrja e inerteve pa kriter rrezikon jetën e banorëve, të cilët për të ardhur në qytet, kalojnë përmes përroit. Gropat e krijuara janë të rrezikshme dhe të pakalueshme.  
 
Kuka kërkon bashkëpunim mes instancave përkatëse sepse një drejtori e vetme nuk ka mundësi që të kontrollojnë të gjithë pasuritë ujore të Qarkut. Për të gjitha firmat operuese, puna është pezulluar deri në një afat të përcaktuar.

Top Channel