Rama: Më 8 maj t’i japim përgjigjen pushtetit
30/04/2011 13:20
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama deklaroi nga Librazhdi ku ndodhej
për të prezantuar kandidatin e Aleancës për të Ardhmen se me 8 maj
votuesit duhet t’i japin përgjigjen që meriton pushtetit aktual.
Duke prezantuar kandidatin Enver Koci, Rama akuzoi kryeministrin Sali Berisha se ka nxjerrë të papunë shqiptarët për të pasuruar oborrin mbretëror.
“Saliu vjen vërdallë dhe pretendon se këto janë zgjedhje vendore dhe jo politike, por ndërkohë nuk na tregon dot një qytet a fshat, ku ka qeverisur ai dhe ku mund të shohim një model të suksesshëm administrimi të punëve të komunitetit”, tha Rama.
“Më 8 maj ne do të fitojmë në Librazhd për t’i thënë ‘kurrë më’ këtij pushteti”, u shpreh Rama.
Top Channel