Pajisjet muzikore të Lennon, në ankand

30/04/2011 12:30

Mikrofonat dhe pajisjet e studios muzikore të John Lennon, ku artisti i
madh regjistroi albumet e tij të para solo dhe këngën hit ‘Imagine’ do
të dalin në ankand.

Studio e anëtarit të grupit legjendar “Beatles” ka qenë në shtëpinë e tij në Tittenhurst Park, pranë Ascot.Mikrofonat pritet që të shiten të paktën 5,000 stërlina secili.

Pritet gjithashtu që një disk që përdorej për të masterizuar regjistrimet, ku katër anëtarët e grupit kanë gdhendur emrat e tyre të shitet dhjetëra mijëra paund.

Po ashtu edhe një makineri kafeje, pronë e Starr, do të jetë në ankand. Shitja e këtyre objekteve online do të nisë më 11 maj.

Top Channel