Kate e William ikin me helikopter

30/04/2011 14:35

Duka dhe dukesha e re e Kembrixhit kanë lënë Buckingham Palace me helikopter, pas natës së gjatë të festimeve.

Ata u nisën sot drejt një destinacioni që ende nuk dihet dhe i kanë kërkuar mediave respektimin e privatësisë.

Darkën e së premtes cifti festoi në pallatin mbretëror me miqtë dhe të afërmit, që ishin rreth 300 vetë.

Princi William dhe bashkëshortja e tij Catherine dolën mëngjesin e sotëm dorëpërdore nga hyrja e kopshtit të Buckingham Palace. Dukesha ishte veshur me një fustan blu, xhaketë të errët dhe këpucë të sheshta.

Edhe pse për mediat nuk u zbulua asnjë detaj për muajin e mjaltit, flitet se destinacioni i tyre mund të jenë Jordania dhe Kenia.

Top Channel