Gaddafi: Do të ketë luftë në Itali

30/04/2011 16:55

Lideri i Libisë, Muamar Gaddafi, ka kërcënuar sot se do të dërgojë luftën në Itali në përgjigje të sulmeve të avionëve italianë që janë autorizuar nga Berlusconi kohët e fundit.

Koloneli ka shpjeguar se ky është vullneti “i popullit të Libisë që do të mbrojë jetën dhe tokën e tij dhe të transferojë betejën në territoret armike”.

Gaddafi ka denoncuar një kolonizim të ri italian dhe është shprehur se “miku” Berlusconi ka kryer “një krim” mbi popullin libian.

“Italia ka vrarë libianët në vitin 1911 dhe po bën të njëjtën gjë në vitin 2011. Fëmijët tanë kërkojnë të dërgojnë luftën në Itali dhe unë nuk mund të kundërshtoj”, theksoi Gaddafi.

Top Channel