Will e Kate, dukë dhe dukeshë të Kembrixh

29/04/2011 10:00

Mbretëresha Elisabetta ka emëruar William dhe Kate, respektivisht dukë dhe dukeshë të Kembrixh.

Ky titull është më i larti në sistemin e fisnikërisë angleze.

William do të bëhet edhe kont i Strathearn dhe baron i Carrickfergus, ndërsa Kate do të jetë kontesha e Strathearn dhe baronesha e Carrickfergus.

Ndërkohë Buckingham Palace mëngjesin e sotëm ka bërë të ditur se karroca që do të përdoret për të çuar çiftin në pallat pas martesës do të jetë një State Landau e 1902-shit, e hapur, edhe nëse bie shi.

Top Channel