Princi William “djeg shaminë” e beqarit

29/04/2011 00:40

Ndeshje futbolli dhe xhiro me motor, një ndër pasionet më të mëdha të princit William.

Kjo ishte nata e fundit e beqarisë e kaluar me shoqërinë nga princi William.

The Sun publikoi një foto ku mbreti i ardhshëm i britanikëve shfaqet me kompletin sportiv dhe kaskë në kokë duke u kthyer nga ndeshja e futbollit me një motor Ducati.

William njihet për pasionin e tij për motorët. Ai në 2008 përshkroi 1500 kilometra në Afrikën e Jugut me një mjet me dy rrota, ndërsa parashikon pjesëmarrjen në një tur bamirësie edhe më të gjatë në Indi…pas martese.

Ndërkohë, mbrëmjen e së enjtes, pak orë nga nisja e ceremonisë martesore me Kate Middleton, William përshëndeti fansat që ishin mbledhur pranë Buckingham Palace.

Ceremonia martesore e ciftit mbretëror nis në orët e para të paradites së sotme.

Top Channel