Michael Douglas rrëfehet tek Oprah Winfrey

29/04/2011 14:00

Aktori Michael Douglas rrëfehet tek Oprah Winfrey: “Ka qenë një periudhë e vështirë për të dy, por tani kemi rilindur”.

“Sëmundja e Catherine Zeta-Jones lidhet me sëmundjen time dhe ka ardhur pasi gjatë gjithë kohës ka mbajtur stresin brenda, që bota jashtë mos ta shihte se sa vuante”, deklaroi Douglas ku aktori i njohur ka folur për sëmundjen e të shoqes pikërisht pas pak muajsh që Michael kishte kaluar kancerin në fyt.

Në praktikë, sipas të shoqit, pasi lajmi i tumorit ishte bërë publik, Zeta-Jones ka mbajtur një sjellje stoike dhe absolutisht e papërshkueshme ndaj dhimbjes, duke iu treguar botës gjithë luftuese dhe plotë energji.

Top Channel