Vlorë, atentat me tritol, një i vdekur

28/04/2011 15:00

Një person humbi jetën dhe tre të tjerë janë plagosur rëndë nga
shpërthimi i një eksplozivi në një automjet që po levizte në zonën e
Skelës, në qytetin e Vlorës.(UPDATE)

Hetimet tregojne se një sasi eksplozivi ishte vendosur në sediljen e shoferit, shtetasit Renato Abazi 35 vjec. Shperthimi ka demtuar rende trupin e tij ndersa tre personat e tjere qe ndodheshin me te ne mjet kane marre plage te renda.Të plagosurit jane Genci Sulejmani 25 vjec, Mevlan Bani 34 vjec dhe nje 10-vjecar qe fatmiresisht eshte jashte rrezikut per jeten.

Shperthimi ndodhi pak minuta pas ores 10:00 ne sheshin e Skeles prane rrethrotullimit te ketij sheshi. Automjeti tip Opel Corsa me targa italiane ishte duke kaluar kur shpertheu. Forcat e shperthimit eshte perhapur dhjetra metra larg mjetit duke goditur edhe mjetet e tjera ne rruge.

Pas shperthimit te paret ne vendngjarje kanë mbërritur deshmitaret qe ndodheshin ne rruge te cilet kane nxjerre tre te plagosurit nga automjeti. Ata nuk kane mundur te nxjerrin drejtuesin e mjetit per shkak se trupi tij ishte shperbere. Pak sekonda pas shperthimit ne mjet ka shperthyer zjarri dhe eshte dashur nderhyrja e zjarrfikesve per te vene nen kontroll situaten. Te plagosurit jane derguar ne spital ndersa viktima eshte identifikuar ne vendin e ngjarjes.

Sipas policise ky shperthim ka ardhur si pasoje e nje sasie tritoli te ndezur me nje detonator lidhur me nje aparat celular. Eksplozivi ishte vendosur ne sediljen e shoferit, nderkohe qe prane vendit te ngjarjes eshte gjetur nje sasi prej 200 grame tritol e pashperthyer. Policia mendon se ne automjet duhet te kete patur edhe municion per shkak te shperthimeve te vazhdueshme pas renies se zjarrit.

Top Channel