Skrapar, shpërthim në fabrikën e demontimit, një i vdekur

28/04/2011 13:40

Shpërthim në një repart të demontimit të municioneve në Skrapar, me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e tre të tjerëve.

Sipas informacioneve të fundit nga shpërthimi gjeti vdekjen Agim Mekollari, ndërsa emrat e të lënduarve ende nuk janë bërë të ditur. Mesohet se te plagosurit jane sjelle me urgjence me helikopter ne Spitalin Ushtarak ne kryeqytet.

Viktima dhe të lënduarit ishin punonjës të demontimit të predhave në repartin e Pigasit.

Top Channel