Mark Wahlberg, fans i Justin Bieber

28/04/2011 17:50

Aktori Mark Wahlberg po përgatit një film në të cilin do të ruajë një rol për idhullin e adoleshentëve, Justin Bieber.

Wahlberg, i cili kohët e fundit po përqendrohet më shumë në regjizurë, thotë se ka mbetur i mahnitur nga talenti i këngëtarit 17-vjeçar dhe se së bashku me studion Paramount po punon mbi një film të ri.

“Kam folur me Bieber për filmin dhe atij i pëlqeu shumë kjo ide”, theksoi Wahlberg duke shtuar se do të jetë një film dramë dhe ku Justin Bieber nuk do të këndojë.

“Duam të bëjmë diçka ndryshe kështu që nuk do të ketë këngë të Bieber apo gjëra të tilla”, tha protagonisti i The Fighter për ‘New York Magazine’.

Top Channel