Greqi, shpërndahen pasaporta biometrike për emigrantët

28/04/2011 09:20

Ka më se një javë që Konsullata e Përgjithshme e Shqiperisë në Selanik
ka filluar shpërndarjen e pasaportave dhe kartave të identititetit
.Olgert Selimi nga Elbasani është personi i 670-të që ka marre
pasaporten e re biometrike.

“Stafi i konsullates eshte perpjekur per te eliminuar ne maksimum kohen e procedurave per aplikim”, thotë sekretarja teknike e konsullatës, Anjeza Lilollari.

Ndërsa emigrant në Komotini Jorgo Vaso thotë se e mori pasaportën brenda dy javëve.Konsullata ka filluar procesin e aplikimit ne 28 mars dhe sipas emigranteve shqiptare, procedurat kryhen normalisht ,ndersa theksojne se ka shume shtetas shqiptare ne zonat periferike te Greqise se Veriut qe ende nuk jane te informuar sherbimin e ri qe ofrohet dhe procesin e aplikimit
 
“20 dite pas aplikimit per pasaporta biometrike apo karta identiteti te interesuarit duhet te marrin ne telefon tek numri 700 700 11 03 ku do te informohen nga sekretaria se ne cfare dite duhet te paraqiten dhe ne se ka mberritur pasaporta per ta marre”, shpjegon Lilollari.

Ndërsa këshilltarja e konsullatës Adelina Zhegu sqaron se deri ne keto momente jane aplikuar deri ne 1000 pashaporta biometrike dhe rreth 700 karta identiteti. “Jane prodhuar rreth 700 pashaporta dhe rreth 450 leternjoftime qe shtetasit shqiptare mund te vine t’i terheqin cdo dite”, thotë Zhegu.

Numri i aplikimeve per nje dite arrin mesatarisht deri ne 45 ,por sipas stafit konsullata disponon kapacitete te mjaftueshme per te bere me shume aplikime per pasaporte dhe karta identiteti per te gjithe shtetasit shqiptare qe jetojne ne Greqine e Veriut.

Top Channel