Berisha: Të dëshmojmë se jemi europianë

28/04/2011 14:55

Në Dibër, ku u takua me banoret e Peshkopisë, Bulqizës dhe Klosit,
kryeministri Sali Berisha premtoi përfundimin së shpejti të Rrugës së
Arbrit, një aks i rëndësishëm rrugor që shkurton ndjeshëm distancen mes
Dibrës dhe Tiranës. (UPDATE)

Ndertimin e infrastruktures, shkollave, ujesjellesve dhe te puneve publike ne te gjithe vendin, kryeministri Berisha i cilesoi si sipermarrje madhore te shqiptareve per te nxjerre vendin nga prapambetja shekullore dhe per ta shnderruar ate ne nje vend te vertete europian.

“Sot, ne, cdo jave, cdo muaj, cdo vit po ndertojme Europen ne Diber, Europen ne Sarande, Europen ne Tropoje, Europen ne Kolonje, Europen kudo ne Shqiperi. Ne jemi njerezit e mundit, te djerses, te perkushtimit, por mbi te gjitha ne jemi njerezit e guximit. Dhe, pikerisht, sepse guxojme, ne i shnderrojme endrrat tona ne realitet dhe do t’i shnderrojme ato qe te gjitha”, tha Berisha.

Kryeministri Berisha ftoi dibranet te bashkohen me alternativen per qytetarin, alternative qe anetaresoi vendin ne NATO, liberalizoi vizat, rriti pagat dhe pensionet dhe qe prej kohesh, sipas kryeministrit Berisha, perballet me alternativen tjeter, ate te bllokimit te interesave te shqiptareve per shkak te interesave personale te kreut te opozites.

“Ne alternativen tone ka vend per cdo dibran. Ne i kemi dyert e hapura. Asnje prej jush nuk ka pse ta mendoje rrugen e vetme, rrugen e vetmise. Le t’ua leme vetmitareve ate rruge, qe e kane nxjerre nga librat e atit te tyre shpirteror. I nderuar zoti Edi Rama! Mos i lendo qytetaret shqiptare me hijen e asaj rruge, sepse nuk ka ndermend ta ndjeke asnjeri prej tyre”, tha Berisha.

Duke u bere thirrje shqiptareve te marrin pjese masivisht ne votime, kryeministri Berisha kerkoi ne Diber qe, me pergjegjesi dhe qytetari, shqiptaret ta shnderrojne 8 Majin ne nje feste te demokracise shqiptare.

“8 Maji eshte nje dite, ne te cilen ju dibranet dhe shqiptaret, keni nje shans t’i deshmoni vetes, Shqiperise dhe botes se jeni qytetare europiane. prandaj ju bej thirrje te votoni te gjithe me 8 Maj. Te votoni kandidatet e alternatives per ju, Alternatives per Qytetarin! Ju garantoj se ju jeni dhe do te mbeteni te paret per ne. Ju jeni te paret”, tha Berisha.

Top Channel