Zgjedhjet, Topi: Partitë të dëshmojnë maturi

27/04/2011 11:15

Presidenti i Republikës Bamir Topi ftoi sot partitë që të dëshmojnë
maturi dhe vullnet politik për të zgjidhur cdo mosmarrëveshje në formë
konsensuale.

Në një takim me vëzhguesit vendorë, presidenti theksoi se dita e zgjedhjeve nuk është garë mes simboleve e slloganeve, por partitë dhe kandidatët janë në konkurencë për të ofruar alternativa zhvillimi dhe modele shërbimi ndaj qytetarëve.

“Këto zgjedhje kanë një rëndësi të shumëfishtë. Njoh dhe vlerësoj nevojën që partitë e kandidatët të largohen sa më shumë prej praktikave të gabuara, prej përfitimeve të paligjshme elektorale. Ata duhet të sillen dhe të veprojnë si institucione demokratike, të veprojnë si zëdhënës të qytetarëve”, tha Topi.

Duke ftuar qytetarët që të votojnë masivisht në zgjedhjet e 8 majit, kreu i vendit i bëri sërish thirrje politkës që të dalë mbi interesat e momentit dhe të jetë në shërbim real të qytetarëve.

Top Channel