Top Show, Tahiri: Pas lokaleve, zgjedhje parlamentare

27/04/2011 00:50

Dueli mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim në zgjedhjet e 8 Majit, u diskutua në Top Show në Top Channel.

Deputeti socialist, Saimir Tahiri, pasi vlerësoi më herët se elektorati i LSI-së ka mbetur i zhgënjyer nga kjo forcë tha se socialistët nuk synojnë fitoren në zgjedhjet lokale për të ardhur tek zgjedhjet e përgjithshme të parakohëshme brenda këtij viti për t’i dhënë fund sic tha ai vjedhjes së qytetarëve dhe varfërisë.

Ndërkohë, zv.sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Besian Pesha tha se e gjithë beteja e Partisë Socialiste është fokusuar në Tiranë. Sipas zotit Pesha, kryetari i PS-së, Edi Rama ka angazhuar të gjithë partinë për betejën e Tiranës. Zoti Pesha tha se këto zgjedhje janë zgjedhje administrative nga të cilat nuk varet fati politik i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Top Channel