Tension tek sheshi Skënderbej

27/04/2011 23:30

Taskforca e Drejtorisë së Përgjithshme në Drejtorinë e Tatimeve mbrëmjen e të mërkurës ka zhvilluar një kontroll në sheshin Skërnderbej ku bashkia ka nisur mbjelljen e barit në një prej pjesëve të përfunduara të këtij sheshi në rikonstruksion.

Një prej detyrave primare të kësaj task force është hetimi krimit ekonomik. Inspektorët e kësaj task force këtë radhë kanë investiguar punimet që po kryen bashkia për mbjelljen barit dhe cila është origjina e nga vjen.

Ata kanë marrë në pyetje puntorët e shërbim-gjelbërimit të bashkisë.

Në këtë të pjesë të sheshit ka ardhur edhe deputeti Eduart Shalsi i cili e ka komentuar ngjarje si një mobilizim total të shtetit  dhe gjithëfarëlloj policie për mos të lejuar mbjelljen e barit duke rikthyer edhe njëherë skemat e mërzitëshme të  bllokimit nga shteti.

Top-Channel pyeti inspektorët e taskës forcës që ndodheshin brënda makinave të tyre.

Puntorët e bashkisë të ngarkuar me mbjelljen e barit thonë se kjo ishte hera e dytë që task forca e Drejtorisë së Tatimeve zhvillon kontrolle të kësaj natyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA