Rob Schneider martohet sërish

27/04/2011 14:20

Aktori komik Rob Schneider është martuar me producenten meksikane televizive Patricia Azarcoya në një ceremoni private në Beverly Hills, të shtunën e kaluar.

Tashmë çifti po planifikon detajet e fundit të muajit të mjaltit.

“Ja kaluam shumë mirë. Ishte dita më e lumtur e jetës sime sepse aty ishin të gjithë familjarët dhe miqtë tanë më të afërt”, deklaroi aktori.

Rob Schneider ka qenë i martuar edhe dy herë të tjera më parë.

Top Channel