Rama: Qeveria presion mbi institucionet

27/04/2011 11:45

Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama gjatë takimit me banorë të njësisë
numër 5 në Tiranë, në kuadër të fushatës zgjedhore deklaroi se
maxhoranca po bën një fushatë të gënjeshtërt.

Sipas Ramës qeveria po bën presion mbi cdo institucion përfshirë edhe Gardën e Republikës.

“Qytetarët janë të vetëdijshëm se po bëhet presion. Ata duhet t’i përgjigjen me votë më 8 maj, kërcenimeve për të deformuar vullnetin e tyre”, tha Rama.

Sipas tij, shqiptarët e dijnë mirë se cfarë fshihet pas buzëqeshjes dhe premtimeve të rreme.

Top Channel