PS: Prova për manipulime

27/04/2011 15:10

Deputeti Saimir Tahiri në Kombinat ka treguar prova, që sipas tij,-
tregojne hapur manipulimet qe jane bere me listat zgjedhore ne kete
zone. Stacioni i pare i deputetit socialist ka qene nje lavazh per
makinat ne Kombinat.

“Manipulimi Saliut, i Lulzmit dhe pastaj i Luzhjanës, ka arritur në pikën kur vetë Luzhjana ka regjistruar prindërit e saj në këtë vend ku nuk ka banesë”, tha Tahiri.

Me pas Tahiri eshte ndalur ne nje familje ku jane regjistruar sipas listes 6 anëtare te nje familjeje me mbiemer Gjini, nderkohe qe vete pronari i shtepise nuk ka asnje dijeni per kete gje.Stacioni i trete ishte nje kasolle ne te cilen sipas listes duhet te jetonin 15 votues.

Burime te besueshme ne PS, bejne te ditur se struktura te posacme te ngritura enkas per te shmangur manipulimin e votës bejne te ditur se kane identifikuar deri tani disa qindra qytetare qe kane pranuar te jene pjese e skemes manipulative, duke u regjistruar jashte afateve kohore te percaktuara nga ligji ne njesi vendore te administruara nga Partia Demokratike.

Burime nga PS-ja bejne te ditura se diten e neserme te gjithe ata qe jane bere pjese e kesaj skeme do te paditen per ndjekje penale.  

Top Channel