PS: Basha pranoi skandalin

27/04/2011 19:50

Një ditë pas letrës së noterit holandez, Partia Socialiste ka deklaruar se ish-ministri i Brendshëm Lulzim Basha në këtë mënyrë ka pranuar atë që opozita e cilëson skandal me blerjen e një pasurie të patundshme me dokumenta që rezultojnë me probleme.

Deputeti socialist Erion Brace ka kërkuar nga zoti Basha të bëjë publike fotokopjen e pasaportës së përfolur.

“Skandali holandez i Lulzim Bashës po zbulohet detaj pas detaji. Njëherë ish-ministri i Brendshëm konsumoi detajet e skandalit të madh, por jo deri në fund. Ai ka thënë se ka shitur shtëpinë në Holandë në vitin 2007 dhe se me paratë e fituara ka shlyer kredinë e shtëpisë në Shqipëri. Paratë janë arkëtuar vetëm në prill të vitit 2008. Ato nuk kanë ekzistuar ligjërisht në vitin 2007”, ka deklaruar Brace.

Top Channel