Korcë, hetime për ndryshimin e kombësisë

27/04/2011 12:00

Prokuroria e Korcës ka nisur hetimet për dy raste të dyshimta të ndryshimit të kombësise nga shqiptare në greke.

Organi hetimor ka nisur nje procedim per dy raste ndërsa hetimi ka marrë shkas nga disa certifikata që dyshohen të jenë të falsifikuara dhe që janë paraqitur në menyrë zyrtare mes kërkesave per ndryshim te kombësise. Burimet zyrtare te prokurorise se Korces kane thene se procedimi penal ka nisur per ndryshimin e paligjshem te kombesise nga shqiptare ne greke permes falsifikimit te dokumentave zyrtare.

Per te njejten ceshtje nen hetim jane dy raste te vecuara, i pari per shtetas qe vijne nga e njejta familje dhe tjera per nje shtetas nga Korca. Nga ana e saj policia e Korces ka thene se po ndjek ne gjendje te lire tre persona per falsifikim te certifikatave per efekt dokumentash ne shtetin grek.

Nen ndjekje penale jane vene Donika Cobani dhe djali i saj Marsel Cobani si dhe shtetasi Jorgo Lara. Ky eshte rasti i pare i hetimit per konvertimin e kombesise ne vendin tone pas konstatimit te ndryshimeve te shumta qe jane bere ne rang kombëtar.

Top Channel