Charlie Sheen braktiset nga Bree Olson

27/04/2011 11:40

Charlie Sheen ka bashkëjetuar për disa muaj me 2 vajza të cilat aktori i quante “perëndesha”: me modelen Natalie Kenly dhe me aktoren e filmave për të rritur Bree Olson.

Por, këtë fundjavë, gjatë turit teatral në Florida, Sheen deklaroi para publikut se marrëdhenia e tij me Olson ka përfunduar.

“Më la me një mesazh në celular”, tha Sheen.

Gjithsesi, aktori nuk duket se është tronditur shumë nga kjo gjë. Ai ka ftuar Lindsay Lohan, një tjetër aktore problematike, që të kalojnë 24 orë së bashku.

Top Channel