Berisha: Më shumë investime për Kukësin

27/04/2011 11:55

Kryeministri Sali Berisha vijon fushatën për zgjedhjet vendore në
qytetin e Kukësit, duke prezantuar kandidatin e Aleancës për Qytetarin,
Hasan Halilaj.

Shefi i qeverisë premtoi investime në infrastrukturë dhe ujësjellës, ndërtim dhe rikonstruksion të shkollave si dhe përmirësim të cilësisë së jetës.

“Do të përfundojë së shpejti rruga Kukës-Peshkopi dhe Kukës-Shishtavec. Do të bëjmë shumë punë për kthimin e zonës në një vend turistik”, tha Berisha.

Kryeministri përmendi arritjet e qeverisë, duke nisur nga anëtarësimi në NATO e duke vijuar me lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptare në zonën Shengen.

Top Channel