Vrasja në Tiranë, ende asnjë i dyshuar

26/04/2011 14:40

Policia e Tiranës, ende nuk ka një të dyshuar në lidhje me vrasjen e
ndodhur mbrëmjen e së hënës në rrugen e Kavajës ku u ekzekutua me armë
automatike Sulejman Haxhiu 49 vjec.

Policia tha se ka arritur te sekuestroje gjashte gezhoja ne vendin e ngjarjes, si edhe tre predhat me te cilat eshte vrare Haxiu dhe se i ka derguar ato ne laboratorin balistik per te percaktuar shkencerisht llojin dhe serine e armes se zjarrit.

Policia shoqeroi pothuajse te gjithe deshmitaret okulare ne vendin e ngjarjes, por nuk arriti dot te marre shume deshmi te hollesishme prej tyre per faktin se, autoret e krimit i jane afruar viktimes te maskuar. Ne kuader te pistes se hetimit per hakmarrje jane shoqeruar nje grup i madh personash, por ende zyrtarisht nuk thuhet nese ndokush ka ndonje lidhje me vrasjen. Policia vazhdon ta lidhe vrasjen e 49 vjecarit Haxhiu, me ate te birit te tij ne Hollande, dy vjet me pare.

Top Channel