Vrasja e taksistit, shtyhet sërish seanca

26/04/2011 13:50

Shtyrja për të disatën herë e gjyqit ndaj të pandehurve të vrasjes së
taksistit Fredi Talelli, ka sjellë reagimin e ashpër të familjarëve të
viktimës.

Ka qenë mungesa e avokatëve të dy prej të pandehurve të akuzuar për vrasje që ka cuar në shtyrjen e seancës. Kaq ka mjaftuar që të afërmit e pranishëm në seancën e radhës të reagojnë në sallë kur bashkëshortja e viktimës ka kërkuar varjen dhe dënimin me vdekje të autorëve të vrasjes.

Seanca ku gjykohen për vrasje me dashje gjashtë të pandehur ka dashur ndërhyrjen e forcave të rendit për qetësimin e të afërmve të viktimës dhe kryesisht bashkëshortes së taksistit. Edhe pse situata është acaruar në seancën e radhës për shkak të shtyrjes së gjykimit, familjarët e viktimës kanë reaguar për dënimin e autorëve.

Dy nga të pandehurit Eljkero Revani dhe Arnest Xhacka rrëmbyen taksistin për ta vjedhur dhe më pas e vranë duke hedhur trupin e tij në fshatin Koritë. Viktima u gjet një javë pas zhdukjes pasi ishte masakruar me armë dhe mjete të forta.

Top Channel