Sekui: Zgjedhjet, të rëndësishme për integrimin e Shqipërisë

26/04/2011 14:00

Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot kreun e Kreun e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Etore Sekui. Sipas njoftimit të presidencës, në takim u diskutua rreth situatës parazgjedhore dhe rëndësisë që kanë votimet e 8 majit.

Zyrtari evropian Sekui theksoi se zgjedhjet vendore kanë rëndësi të madhe për ecurinë integruese evropiane të Shqipërisë.

Nga ana e tij, presidenti Topi theksoi nevojën e zhvillimit të një fushate sa më të qetë e të civilizuar si dhe mbajtjen me sukses të zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe sipas standardeve demokratike.

Top Channel