PS: Basha të flasë për pasurinë e pasaportat

26/04/2011 13:45

Në emër të Partisë Socialiste deputeti Erjon Brace i ka kërkuar sërish
Lulzim Bashës të japë përgjigje për deklarimin e pasurisë dhe faktin që
disponon jo një, por disa pasaporta.

Per zotin Brace pergjigjja e Bashes nuk eshte nje ceshtje personale por nje detyrim qe rrjedh sic tha ai nga ligjet ne fuqi. Sipas deputetit Brace sqarimi i dhene nje dite me pare nga ILKPD eshte jo serioz dhe ka gabime aritmetikore .

“Ne e konsiderojmë faj, mungesën e veprimit ligjor nga ILDKP për deklarimin e rremë të ministrit Basha lidhur me:shitjen e një prej shtëpive të tij të shumta, të shumpërfolurës shtëpi në Hollandë;shlyerjen e kredisë në shumën prej 199 726 euro me para që nuk egzistonin ligjërisht në kohën e deklaruar të shlyerjes së saj.Ne po presim që ministri Basha të përgjigjet për këtë mashtrim, ndërkohë që presim nga ILDKP veprim ligjor për këtë deklarim të rremë”, tha Brace.

Nje dite me pare, Inspektoriati i Larte i Kontrollit dhe Verifikimit të Pasurive deklaroi se nuk kishte mosperputhje nga deklarimi i pasurise se zotit Basha dhe verifikimit te te dhenave per blerjen e nje parlamenti.

Por opozita kembengul se deklarimi eshte i rreme dhe verifikimi i ILKPD-së eshte formal. Sipas deputetit Erjon Brace, ish- ministri Basha duhet te jape sqarime edhe per skandalin e dyte ate te pasaportave, cka sipas tij nuk ka lidhje me ate qe u deklarua nga zedhenesja e fushates se tij se ka qene nje lapsus i noterit. Per Erjon Brace ka me shume se kaq.

“Është mashtrim me dokumente zyrtare në përfitim pasurie.Ndaj ne e sfidojmë sot ministrin Basha: Dorëzo pasaportën me numër 0160183! Ne po presim. Ndërkohë në i kërkojmë ministrit Basha:Dorëzo dhe gjashtë pasaportat e tjera të poseduara dhe të përdorura prej teje. Të gënjesh në fushatë elektorale është e para për politikanë të llojit “Basha”. Të përfshihesh në mashtrim të shumfishtë nga detyra e ministrit është shkelje e ligjit dhe ndëshkimi i tij është i pari për qytetarët”, tha Brace.
 

Top Channel