Lushnja, kandidatët shpalosin projektet

26/04/2011 23:00

Dy kandidatët për Bashkinë e Lushnjes, përkatësisht ai socialist nën siglën e “Aleancës për të Ardhmen” dhe ai i LSI-së, që garon për “Aleanca për Qytetarin”, shpalosën në Top Story, Shqipëria Vendos 2011, projektin e tyre për qytetin lagunar.

Kryetari aktual dhe kandidati i mazhorancës, Albert Sanxhaku tha se parësore për të do të jenë projeket e infrastrukturës dhe rehabilitimit të pallateve të banuara.

“Rehabiklitimin e blloqeve të banimit brenda 2011, rehabilitim të ujësjellësit me një vlerë prej 13 milion euro me fonde nga qeveria dhe rehabilitim unazës së Lushnjes brenda 2013”, tha Sanxhaku.

Edhe për kandidatin e opozitës, Fatos Tushe prioritet mbetet infrastruktura, kryesisht ajo rrugore dhe kanalizimet e ujërave të zeza, si dhe trajtimi i mbetjeve urbane. Kandidati Tushe tha se prioritet i tij mbetet edhe kultura.

“Pritoritet mbetet infrastruktura, rrugët dhe kanalizimet e ujërave të zeza, rruga hyrëse nga Tirana, rehabilim të lagjes Karbunarë, sistemim rruge, uljen e ndotjes, gjelbërimi dhe ringjalljen e aktiviteteve kulturore”, tha Tushe.

Top Channel