Lindsay Lohan: Jam e shokuar

26/04/2011 17:35

Lindsay Lohan ishte e ftuar në një program televiziv amerikan ku foli për vendimin e gjykatës për ta dënuar me 120 ditë burg për vjedhjen e një varëseje me vlerë 1 mijë e 500 sterlina.

“Vendimi ishte shokues për mua dhe më la të ngrirë”, tha aktorja.

Më pas, ajo theksoi se ka mësuar nga gabimet që ka bërë: “Nuk jam më një fëmijë. Jam 24 vjeç dhe e kuptoj që kam bërë shumë gjëra që nuk duhej t’i bëja. Jam e përqendruar dhe në këtë mënyrë do të arrij gjithçka që dua.”

Top Channel