Kokaina me vaj palme

26/04/2011 21:10

Në kohën që Prokuroria e Krimeve të Rënda po heton ende mbi rrjetin e trafikimit ndërkombëtar të rreth 200 kilogramëve të dyshuar si kokainë, si dhe për të zbardhur destinacionin e kësaj ngarkese, Beligjika u dërgon hetuesve përgjigjjen e akt ekspertizës së kësaj ngarkesë.

Sipas të dhënave nga laboratori belg, ngarkesa e mbajtur në fakt në një nga portet e Beligjikës ka përqindje të lartë kokaine të shkrirë në vaj palme.

Ky dokument do t’u shërbejë hetuesve në Shqipëri për të bindur Gjykatën e Lartë të lërë në qeli me arrest me burg të akuzuarin për trafik ndërkombëtar droge Vullnet Dhimitros Harizaj, i arrestuar për ngarkesën e sekuestruar në Gjirokastër, por që realisht në vend të bidonëve me vaj palme belgët i kishin zëvendësuar me ujë.

Aktualisht një grup hetuesisht nga Prokuroria dhe drejtoria kundër krimit të organizuar po presin edhe një letër-porosi nga Spanja, edhe ky vend tranzit i kalimit të ngarkesës së porositur në Kolumbi, por që u tranzitua në Spanjë, mandej në Belgjikë, Austri, Slloveni, Kroaci, Serbi, Maqedoni dhe në fund Shqipërinë.

Hetuesit shqiptarë tashmë po zbardhin me metodat speciale fakte të tjera nga ky trafik ndërkombëtar si përshembull destinacionin final të kokainës, porositësin e vërtetë të ngarkesës së konsiderueshme dhe pikëpyetjen tjetër, kjo ngarkesë ishte e destinuar për tregun shqiptar apo sërish pasi të pastrohej nga vaji i palmës do të përcillej drejt një shteti tjetër fqinj.

Top Channel