Karta e identitetit, dokumenti brenda një jave

26/04/2011 17:50

Me anë të një njoftimi për shtyp, Ministria e Brendshme bën të ditur se ka arritur një marrëveshje me kompaninë konçesionare “Aleat” për shkurtimin e kohës së prodhimit të kartave të identitetit.

Sipas Ministrisë së Brendshme, koha nga momenti i aplikimit deri në marrjen e kartës do të jetë një javë.

Njoftimi i Ministrisë, vë në dukje se, për t’u pajisur me kartat e identitetit para zgjedhjeve vendore të 8 majit, afati i fundit i aplikimit është data 29 prill.

Zyrat për aplikimin për karta identiteti dhe pasaporta biometrike punojnë që prej disa ditësh çdo ditë nga ora 8 e mëngjesit, deri në orën 18 e 30 minuta.

Top Channel