Berisha vijon fushatën në Divjakë

26/04/2011 19:25

Kryeministri Sali Berisha ka prezantuar në Divjakë kandidatin e “Aleancës për Qytetarin”, Irakli Gorea.

Kreu i qeverisë ka theksuar se do të mbështesë të gjitha projektet e fituesit të ardhshëm të zgjedhjeve.

Ai ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen që kjo zonë i ka dhënë PD-së dhe qeverisë Berisha.

“Divjaka është shndërruar në një qendër të madhe të prodhimit dhe turizmit kombëtar. Katër vitet që vijnë fitoren e Goresë do ta shndërrojnë në një sukses për secilin prej jush, për çdo familje në Divjakë dhe Divjakën në tërësi. Gjatë këtyre viteve në infrastrukturën rrugore, ujëslellës dhe ferma qeveria ka nvestuar 60 milionë dollarë”, është shprehur Berisha.

“Vitet tona në rrugët e lirisë kanë qenë rrugë suksesi. Sot ne mblidhemi në këtë shesh si qytetarë të një vendi anëtar të NATO-s. Votoni si qytetarë evropianë që secili prej jush të vendosë një tullë të re në shtëpinë e demokracisë që ne ndërtojmë çdo ditë. Rruga tjetër është rruga e vetmisë së madhe e cila u nis për bashkinë e Divjakës dhe e katandisi në komunën e saj. Zoit Irakli më tha se shoku Edi Rama erdhi këtu duke besuar se po vinte në komunën e Divjakës. Të njëjtën gjë kishte bërë edhe në Memaliaj. Nuk mund të them gjë tjetër se aty të çon rruga e vetmisë, të çon në shtëpinë e së shkuarës. Ne do ecim drejt të ardhmes tonë”, theksoi Berisha.

Top Channel