Barroso, në Tiranë më 21 maj

26/04/2011 21:30

Presidenti i Komisioni Europian, Jose Manuel Barroso do të vizitojë Shqipërinë më 21 maj 2011 në krye të një delegacioni zyrtar të nivelit të lartë.

Për t’u informuar për këtë vizitë, presidenti i Republikës Bamir Topi priti sot në mesditë në një takim pune kreun e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Etore Sequi.

Në perspektivën e vizitës së presidentit Barroso, presidenti Topi diskutoi me ambasadorin Sequi për situatën në vend në prag të zgjedhjeve lokale të 8 majit.

Presidenti Topi theksoi nevojën e zhvillimit të një fushate sa më të qetë dhe të civilizuar.

Nga ana e tij, kreu i Delegacionit të BE-së në Tiranë, ambasadori Sekui pasi vuri në pah rëndësinë jetike që zgjedhjet e 8 majit kanë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Top Channel