Akuzat për pasaportën e Bashës, reagon noteri

26/04/2011 20:10

Noteri holandez që ka nënshkruar dokumentin e blerjes së një apartamenti në Holandë nga kandidati për Bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha, ka dërguar një letër ku thekson se bëhet fjalë për një lapsus.

“Me datë 21 dhjetor 2001, përpara meje Ritzo Jacob Holtman, noter i të drejtës civile, në Mbretërinë e Vendeve të Ulëta (Holandë) u paraqit për hartimin/ekzekutimin e një konktrate shit-blereje dhe tranferimi pasurie të patundshme, Zoti Basha, lindur më 12 qershor 1974, në Tiranë, (Shqipëri), për identitetin e të cilit u sigurova nga pasaporta shqiptare me numër identifikimi 0160138 e dorëzuar në praninë time”, shkruan noteri.

“Në këtë pasaportë shqiptare ishte vulosur një vizë Amerikane e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Një punonjës i zyrës sonë noteriale, pasi  fotokopjoi faqen e pasaportës në të cilën ndodhej viza amerikane (bashkëngjitur), shënoi gabimisht në kontratën e transfertës së pronës së paluajtshme se pasaporta në fjalë ishte amerikane, çka ishte një shënim i pasaktë nga ana e punonjësit. Kontrata duhej të shkruante se z.Basha u identifikua nga pasaporta e tij shqiptare”, theksoi noteri.

Top Channel