Cox-Arquette, bashkë për Pashkët

25/04/2011 13:40

Courteney Cox dhe David Arquette kaluan bashkë festën e Pashkëve ditën e djeshme.

Cifti i aktorëve, i divorcuar zyrtarisht rreth 6 muaj më parë, kaluan ditën jashtë në Malibu së bashku me miqtë e tyre.

Protagonistja e serialit Friends e ka përkufizuar marrëdhënien e tyre si “shumë të çuditshme”.

Cox dhe Arquette kanë qenë protagonistë sërish në Scream 4, sagën e famshme të horrorit, ku interpretojnë një çift të martuar.

Ndarja e tyre në tetorin e kaluar bëri që David Arquette të kishte probleme me alkoolin.

Top Channel