Usher-Rihanna, takim sekret në hotel

24/04/2011 13:40

Këngëtarët Usher dhe Rihanna janë takuar fshehurazi gjatë kësaj jave në një hotel në New York.

Cifti ka bërë të pamundurën që kjo lidhje të mos bëhet publike, por një burim pranë Usher ka prishur gjithçka.

“Rihanna dhe Usher u kënaqën shumë duke ndenjur bashkë javën e kaluar në një koncert në Kaliforni dhe donin që të takoheshin sërish me njëri-tjetrin në një vend privat. Ata njihen prej kohësh, por asnjëherë nuk kanë qenë rrethanat për të kaluar kohë bashkë. Kësaj here duket se gjithçka po shkon në rrugën e duhur”, tha një burim për mediat.

 

Top Channel