“Fluturon” eskorta e Charlie Sheen

23/04/2011 03:45

Policia e Uashingtonit ka nisur një hetim për të zbardhur se kush dha urdhër që eskorta e aktorit, Charlie Sheen të udhëtojë me shpejtësi tej normave të lejuara.

Makinat e policisë, shoqëruan aktorin nga aeroporti drejt skenës së spektaklit “Torpedo of Truth: Defeat is Not an Option”, ditën e martë.

Kreu i departamentit të policisë, tha për një televizion lokal se eskorta e Sheen kishte thyer rregulloren që departamenti i policisë zbaton në të tilla raste.

I gjithë hetimi nisi kur Charlie Sheen postoi në Tëitter një foto ku tregohej kilometrazhi të kapte 130 km në orë.

Zëdhënësi i aktorit, Larry Solters refuzoi të komentojë në lidhje me nisjen e hetimeve nga ana e policisë.

Top Channel